Bajerni i Munihut e nisi me goleade dhe spektakël sezonin e ri futbollistik ne Gjermani. Kampionet e Bundesliges mposhten 6 me 0 Werder Bremen takimin hapes te kampionatit. Një debutim fantastik edhe për trajnerin e ri Karlo Anceloti, i cili ka bere menjëherë qe te harrohet epoka Guardiola ne Alianz Arena. Pavarësisht mungesave te mëdha si Roben, Boaeng, Dugllas Kosta e Koman, vendasit e nisen fort ndeshjen dhe shënuan menjëherë, qe ne minute e 9 me ane te Ksabi Alonsos. Kalojnë vetëm 4 minuta dhe Levandosvki i shërbyer nga Riberi, dyfishon shifrat. Bajerni ofron spektakël dhe goditet dy here shtyllën dhe traversën ne minutat 32 dhe 39 me Myler e Levandovskin. E megjithatë, 6 minuta pas nisjes se pjesës së dytë, dyshja Myler-Levandovski nuk i jep asnjë shans shpëtimi miqve. Krosim nga e djathte i Myler, dhe sulmuesi Polka, shënon golin e dyte personal. Ne te 66 është radha e kapitenit Lahm qe te festoje, serish për merite te Myler ndërsa ne minutën e 73 edhe Riberi futet ne listën e golashënuesve, liste e cila mbyllet ne te 77 serish me Levandovskin, autor i nje triplete. Bajerni është i frikshëm, rivalet janë te paralajmëruar. Ne France, Olimpikut te Marsejës i është dashur ndeshja e trete ne kampionat per te marre fitoren e pare. Ne sfidën hapëse te javës vendasit munden 2 me 0 Lorient, duke u ngjitur ne kuotën e 4 pikëve. Remi Cabella ishte ai qe zhbllokoi rezultatin per Marsejezet ne minutën e 19 ndërsa Gomis ne minutën e 70 dyfishoi shifrat dhe blindoi fitoren e Olimpik Marseje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *