E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bajerni fiton në startin e fazës së dytë

Faza e dyte e kampionatit gjerman ka nisur me te njëjtën retorike. Bajerni i Myninhut ka fituar edhe ne sfidën hapesë të javës së 18 të bundesliges, duke mundur në transferte 1 me 2 Hamburgun. Bavarezet e Pep Guardioles kanë krijuar tashmë një distance 11 pikëshe nga Dortmundi i vendit të dytë, skuadër që do të ketë një përplasje te vështirë në trasnferte sot ndaj Borusia Menshegladbah. Sa i takon kronikës, duhet theksuar që përballja ka qenë më ë ashpër sesa pritej për miqtë, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 37 me anë të një 11-metershi të kthyer ne gol nga Levandovski. 8 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, një autogol i Ksabi Alonsos i riktheu shifrat në barazim, përpara se reagimi i Bajernit të ishe i shpejte dhe i fortë me golin e dytë personal te polakut Levandoski. Të besuarit e Guardioles padiskutim janë favorite e mëdhenj për të fituar kampionatin e 4 radhazi në Gjermani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë