Një eurogol i Kimmich i ka mjaftuar Bajernit për të mposhtur Dormundin në sfidën me aromë titulli në Bundesligë. Suksesi 1 me 0 në transfertën e Signal Iduna Park i jep mundësi skuadrës së trajnerit Flik që të fluturojë në +7 tashmë kundrejt Dormundit ndjekës.

Klasikja e futbollit gjerman natyrisht këtë herë nuk kishte shijen dhe emocionin e zakonshëm pasi luhej pa tifozë. Pjesa e parë ishte e fortë por u zgjidh në fund me një supergol të shënuar në mënyrë gjeniale nga jashtë zone falë aftësive të Josua Kimmich.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte edhe më e hapur. Talenti norvegjez pati dy mundësi të mira por nuk mundi të barazojë dhe më pas doli i dëmtuar në minutën e 71.

Ndërsa Levandovski ishte shpesh kërcënues në portën e Burkit duke gjetur edhe shtyllën në minutën e 83, por jo golin.

Gjithsesi Bajernit i mjaftoi fitorja minimale për të shkuar në 64 pikë duke krijuar tashmë një distancë sigurie të kënaqshme në garën për titullin kampion teksa kanë mbetur edhe 6 ndeshje për tu luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *