Subscribe

Dialogu Kosove-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjeve ne terren, ishte ne fokus te vizitës se zv/Presidentit Amerikan Xho Bajden, qe u takua ne Beograd me kryeministrin serb Aleksander Vuçiç. Pas takimit, numri nje i qeverise serbe vlerësoi edhe përpjekjet qe po ben Serbia ne rrugën e integrimit evropian dhe raportet ne rritje me SHBA. Ne mbrëmje, zyrtari i larte amerikan udhëton drejt Kosovës. Lufta kundër korrupsionit dhe votimi i paktit për kufirin me malin e zi janë në qendër të vizitës së tij. Të merkuren Bajden mban takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Mustafa. këta të fundit do të informojnë zyrtarin e lartë për arritjen e Prishtinës në luftën ndaj korrupsionit dhe atë kundër terrorizmit. Gjithashtu në axhendë është edhe çështja e demarkacionit, seanca për miratimin e të cilës është shtyrë për në 1 shtator. Dhuna dhe përdorimi i gazit lotsjellës, ndërsa diskutohej pakti për kufirin, duket se është bërë dhe shkak për bojkotin që Bajden do ti bëjë krerëve të opozitëS, pasi nuk ka planifikuar asnjë takim me ta. E pavarësisht kësaj, kreu i vetëvendosjes Visar Ymeri ka vlerësuar rëndësinë e kësaj vizite, por i bëri thirrje zv/presidentit amerikan t’i thotë të vërtetën në sy politikanëve në Kosovë, duke cilësuar presidentin Thaçi si kreun e mafias në Kosove.
Por Serbia dhe Kosova, nuk janë të vetmet shtete ballkanike që do të vizitojë zv/presidenti amerikan Xho Bajden. Përpara përfundimit te mandatit te tij ne nëntor, burime diplomatike bëjnë me dije se numri dy i shtetit, do te qëndroje per nje vizite edhe ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *