E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Bota

Bahamas, 2,500 persona të zhdukur pas uraganit Dorian

Ilustrim · Vizion Plus

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë regjistruar 2,500 persona të zhdukur, pas uraganit Dorian që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.

“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahamasit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish.

Mijëra persona tashmë kanë nevojë për ndihmë.

Dorian ka përfshirë Ishujt Abako me erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë.

Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama./ REL

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh