E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Baby G pas sherrit në Fermë: Më ka thënë babai t’i gjuaj dy herë. Dijonisi: Nëse ndodh prapë unë iki nga këtu

Në Primen e së hënës të “Ferma VIP” në Vizion Plus është komentuar diskutimi i tensionuar mes Dijonisit dhe Baby G, i cili eskaloi në ngritje zëri dhe në fyerje.

Dionisi u shpreh sërish se i kërkon falje Babe G dhe fermerëve të tjerë për gjuhën e përdorur. Ndërkohë baby G pavarësisht ndjesë edhe pse tha se e ka falur, u shpreh se ndihet e pasigurtë dhe pret që Agai të ndëshkojë Dijonisin.

Reklamë

Pjesë nga diskutimi:

Dijonisi: Ju kërkoj falje të gjithëve, fermerëve, publikut, familjarëve për gjuhën që kam përdorur, nuke përdor më këtë fjalor.

Baby G: Unë po pres çfarë do të bëjë Agai. Unë e kam falur Dijonisin, por ndihem e pasigurtë, sepse nuk e di se si do të reagojnë çunat e tjerë nëse acarohen.

Dijonisi: Nuk ndodh më. Nëse përsëritet unë largohem nga ferma.

Fjoralba: Babe G as ti nuk është se ti je kursyer shumë në debat.

Baby G: A po e kthen te unë tani. Por mua babai më ka mësuar që kur tjetri të gjuan, ti gjuaje dy herë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë