E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Babë e bir në biznesin e drogës, pranga fierakëve

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit për trafik droge.

Ata akuzohen se merreshin me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga kanë rënë shtetasit Medjon Karamani (Sulko), 26 vjeç, dhe Mario(Barjam) Karamani, 56 vjeç, pasi janë kapur me doza heroine gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrur lënda narkotike e dyshuar heroinë, një automjet tip “BMË”, 4 aparate celularë, si dhe 4 palë targa të automjeteve të ndryshme të dyshuara të vjedhura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë