E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Babë e bir mbillnin kanabis në pyll, kapet vetëm 55 vjeçari

Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kultivuar kanabis.

 

Shtetasi i arrestuar është N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Reklamë

Ndërsa personi I shpallur në kërkim është djali I 55 vjeçarit, shtetasi E.A.

 

Arrestimi i 55 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë në brendësi të pyllit të fshatit Fag, u gjetën të mbjella disa fidanë kanabis.

 

Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se 55 vjeçari së bashku me të birin e tij janë autorë të kësaj vepre penale.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë.

 

Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë