Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi u kapën në flagrancë me 31 kg kanabis.

 

Personat e arrestuar janë B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos.

 

Dy të arrestuarit, sipas policisë, janë babë e bir dhe arrestimi i tyre u bë pasi gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Lënginas” në banesën e tyre u gjetë 31 kg kanabis.

 

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, policia ka bërë me dije se gjeti disa doza me kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *