Dy anëtarë të një familjeje u shuan në një aksident rrugor pasditen e kësaj të hëne. Familja Prenga, e përbërë nga tre pjesëtarë, po udhëtonte me një mjet tip “Opel” në aksin Milot-Rrëshen, kur u përplas me një automjet tip “Benz”.

 

Për pasojë humbën jetën kryefamiljari Shkurt Prenga 31 vjeç dhe djali i tij, 3 vjeç.

 

 

Për shkak të plagëve të rënda, i mituri ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe kalimtarëve të rastit. Ndërsa babai i tij ndërroi jetë në spitalin e Lezhës.

 

Dëmtime të rënda në trup mori edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i cili pas përplasjes, u shkrumbua nga flakët.

 

Shoferi i mjetit u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po trajtohet nga mjekët.

 

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë, ndërkohë që grupi hetimor po mbledh prova për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *