E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 minuta më parë
Vendi

Babë e bir hapin zjarr mbi policinë

Babe e bir qëllojnë mbi policinë, per te mbrojtur te mbjellat me kanabis. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Krahes te Memaliajt. Luan Shyti 47 vjeç dhe djali i tij, Halil Shyti, 21 vjeç kane qëlluar me arme gjahu ne drejtim te efektiveve, pasi këta te fundit, gjeten ne fshat nje parcele te mbjelle me kanabis sativa. Gjate shkrehjes se armës mbeti i plagosur nje polic, emri i te cilit, nuk behet i ditur. Ndërsa dy autoret e ngjarjes dhe kultivuesit e 1300 bimëve narkotike janë vene ne pranga. Gjate aksioni, policia ka bere asgjësimin e lendes narkotike dhe ka sekuestruar armen pa leje, qe mbante kryefamiljari Luan Shyti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë