Babë e bir u prangosen nga policia e Lezhes pasi akuzohen si autore te disa vjedhjeve.

Operacioni “Shëtitësit e natës”, prangosi shtetasit :S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali), banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.

U procedua penalisht shtetasi: S.Q., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: M.K.,27 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin, kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Po në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.Q., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartpërmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *