Pas operacionit te RENEA-s, nje dite me pare ne Peqin vijojne te qendrojne ne burg dy anetaret e familjes Manahasa, Albert dhe Seit, perkatesisht babe e bire.

Nderkohe, gjate oreve te mbremjes kane lene qeline 4 te shoqeruar te tjere anetare te familjes Manahasa, por edhe bashkepunetore te biznesit te tyre, pasi kujtojme qe familja Manahasa posedon nje pike servisi, ndersa akuzohet se ka gisht ne transformimin e mjetit tip volksvagen qe autoret perdoren per te ekzekutuar nje jave me pare Emiljano Ramazanin, 39 vjec.

Ndërsa janë liruar pjestarët e tjerë të familjes Kreshnik dhe Ymer Manahasa. Gjithashtu është liruar nga komisariati edhe Artur Tosku, ndërsa Bujar Dervishi ishte liruar më herët.

Gjate aksionit te RENEA-s, ne servisin e familjes Manahasa, poshtë sabratorit të një makine u gjet nje pistoletetip TT, me një krehër dhe një fishek luftarak. Gjate marrjes ne pyetje, 6 te ndaluarit kane refuzuar kategorikisht qe pistoleta t’i perkase atyre, ndersa hedhin akuza se e gjitha behet nga konkurenca per t’i prishur imazhin biznesit te tyre.

Kujtojme se edhe ne disa ngjarje te tjera kriminale te regjistruara dy vitet e fundit pjestaret e familjes Manahasa jane shoqeruar ne polici si te implikuar, por me pas jane lene te lire.

Pas marrjes ne pyetje, ndaj Albert dhe Seit Manahasa rendon  akuza “Armembajtjes pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *