E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Baballarët vip: Nga ndërrimi i pelenave deri tek zgjimi me dhimbje këto janë sfidat e një babai modern

Të jesh një baba në kohët moderne është një sfidë më vete. Por edhe baballarët Vip kanë sfidat e tyre në rritjen e fëmijëve që nga ndërrimi i pelenave e deri tek dhoma e gjumit ku fëmijët janë prezentë.

Të ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus,  Rezart Cenaj, Olsi Beci rrëfyen gjithë “sikletet” në rritjen e fëmijëve

Reklamë

Aktori I njohur I AlPazar Xhejni Fama është nga ata baballarët që e kanë harruar ndjesinë e të fjeturit rehat, pasi në shtrat I ngelet shumë pak vend.

“Ne krevatin e vajzës e kemi ngjitur me krevatin tonë. Gjithë ky babi ka një vend kaq të vogël ku flej mu në cep” , deklaroi Xhejni.

Ndërsa për Rezart Cenaj vështirësia më e madhe është ndërrimi I pelenave.

“ Ai ndërrimi I pelenave është pak, se kur sheh ato videot në youtube  të duket e thjeshtë. Te ndërrosh pelenat dhe ti veshësh është sikur të veshësh një Oktapod”, është shprehur me humor Cenaj.

Përsa i përket pyetjes nësë fëmijët duhet të flenë në një dhomë me prindërit ose në një krevat me ta Rezarti ka një përgjigjë:

“Shumica e psikologëve flasin që fëmijët nuk duhet të flenë me prindërit bashkë për një milion arsye. Vajza jonë fle me ne edhe pse po bën 3- vjeç dhe unë jam pro kësaj . Në një moment në mëngjes jemi të gjithë, unë, çuni dhe goca dhe është ai momenti ku ti je I mpirë nga njëri krah”, u shpreh Rezarti

Të gjithë prindërit në kohët e sotme kanë sfida, por ajo që mbetet janë momentet me gazmore me fëmijët e tyre ku edhe pse të lodhur ata i kalojnë me batuta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë