E enjte, 5 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Babalja” shkon në Angli

Akti i ekspertimit të audio-përgjimit të publikuar nga partia demokratike nuk do të kryhet në Itali por në Britaninë e madhe.

 

Mësohet se pas vonesave në kthimin e përgjigjes së letërporosisë prokuroria shqiptare ka vendosur që ekspertiza të bëhet në Angli por edhe për shkak të disa procedurave të cilat kërkonin më shumë kohë në shtetin fqinj.

 

Reklamë

Organi i akuzës ka përfunduar veprimet hetimore ndërsa dosja ka mbetur vetëm në ekspertizën e audio përgjimit në të cilën sipas partisë demokratike dëgjohet Albert Veliu duke folur për një ngarkesë hashashi me vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Fillimisht prokuroria dërgoi në Itali materialin për të hedhur dritë mbi vërtetësinë e tij ndërsa vetë vëllai i ministrit të brendshëm mohoi se është zëri i tij dhe për këtë bëri kallëzim penal.

 

Audio-përgjimi u publikua nga partia demokratike e cila kërkoi shkarkimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Albert Veliu personi kyç i cili pretendohet se ka kryer përgjimin ka kërkuar azil politik në Kosovë pasi sipas tij në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë