Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar sërish qeverinë Rama, se ka fabrikuar e mbajtur me para dëshmitarin e rremë të çështjes Babale, Fredi Alizotin.

 

Përmes një deklarate për shqyp, Salianji ka publikuar përgjime të reja dhe thotë se urdhrat që Alizoti të mbahej me para nga drejtuesit e policisë së Fierit i jepte shefi i madh, që sipas tij është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

“Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë  quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.  Edi Rama vuri bast karrigen e kryeministrit, kur opinioni publik u njoh me faktet tronditëse të trafikut të drogës nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në atë kohë, Edi Rama shpalli i pari pafajësinë e Agron Xhafajt dhe akuzoi Partinë Demokratike se kishim sajuar ngjarjen.
Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.  Ata sajuan dosjen sipas porosisë së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për të marrë të pandehur denoncuesit e krimit qeveritar. Por, të verbuar nga pushteti, lanë pas në dosje, gjurmët tronditëse të vënies së shtetit në shërbim të mbulimit të krimit dhe fallsifikimit të provave.  Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete se Shqipëria është sot një narkodemokraci, ku policia dhe prokuroria nuk janë në shërbim të zbulimit të së vërtetës, por të linçimit të kundërshtarëve të qeverisë dhe mbrojtjes së trafikantëvë të drogës, në këtë rast, të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.   Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij ish-deputeti Salianji është shprehur se këtë të mërkurë ka bërë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë  quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *