Gjatë konferencës për shtyp ku publikoi disa vendime të rëndësishme te qeverisë mes të cilave ndalimi i basteve sportive dhe kazinove por edhe rritja e sigurisë në shkolla dhe burgje, Rama u pyet edhe për plaftformen e opozitës.

 

Por kryeministri tha një përgjigje ironike duke pohuar se nuk e kishte parë platformen e paraqitur nga opozita pasi kishte qënë shumë i zënë duke demanskuar filmin “Babale 1”. Rama shtoi gjithsesi se e di përgjigjen e kësaj historie që nga fillimi I saj, një histori që sipas tij u bë për rrezimin e qeverisë.

 

Unë i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë në radhë të parë të vërtetën. Pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mos arsyes të mbulohet apo të zbutet. 

Unë nuk jap vendime, as bëj pretenca për fat të mirë, jemi në një sistem ku pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH, jo me institucione, me emra dhe mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, i tillë është.

 

Ndërkohe Ramës iu kërkua edhe një koment në lidhje me interesimin e një kompanie serbe për të hyrë në tregun e telefonisë, kreu i qeverisë pohoi:

 

“ Ne i mirëpresim investimet në Shqipëri nga të gjitha kompanitë serbe por në këtë sektor nuk janë prioritet I yni”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *