Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thërritur për të dëshmuar deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për rastin Babale.

 

Sipas informacione pritet që deputeti Salianji të paraqitet në Prokurori të premten rreth ores 09:30 . Kjo është hera e dytë që demokrati do të shkojë për të dëshmuar për rastin që denoncoi pak muaj më parë së bashku me deputetin Alibeaj dhe Gazmend Bardhin.

 

Në datë 21 maj të këtij viti, tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

 

Audiopërgjimi që pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafajt, që është vëllai i ministrit të Brendshëm dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’ është dërguar për eskpertizë jashtë vendit. Ndërsa pas denoncimit nga PD të rastit, Babalja është larguar nga Shqipëria duke kërkuar azil në Kosovë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *