Subscribe

Prokuroria ka kërkuar 18 muaj burg për ish deputetin e PD-së Ervin Salianji.

 

Në pretencën e dhënë nga organi i akuzës në Gjykatën Penale të Tiranës në kuadër të dosjes “Babale”, u kërkua që të akuzuarit e kësaj çështjeje të shpallen të gjithë fajtore pasi akuzohen se kane kryer kallezim te rreme.

 

Ervin Salianji akuzohet për krijimin e provave të rreme. Prokuroria thote se audio-pergjimi e publikuar nga PD ne te cilen akuzohej vellai i Fatmir Xhafajt, nuk provohet se eshte nje material origjinal.

 

Per kete arsye Salianji akuzohet per krijimin e provave te rreme e per kete arsye kerkohet denimi me 18 muaj burg te cilat sipas organit te akuzes duhet te konvertohen ne 3 vjet sherbim prove.

 

Sipas prokurorise, krijimi i provave te rreme eshte nje veper penale qe denohet deri ne 5 vjet burg.

 

Por ashtu edhe per Fredsi Alizotin, prokuroria ka kerkuar 3 vjet burg ndersa per Albert Veliun ( Babalen) eshte kerkuar 3 vjet e 6 muaj burg.

 

Nderkohe per gazetarin Jetmir Olldashi, prokuroria ne pretencen e saj ka kerkuar 200 ore pune publike.

 

 

2 thoughts on ““Babalja”/ Prokuroria kërkon 18 muaj burg për Salianjin

  1. Salianji një ordiner rruge, me një vëlla të dënuar për drogë, nxjerr inatin me vëllezërit e të gjithëve. Duhet futur në burg, tek 41 biss që të mos ketë mundësi të realizojë më filma me gjueti shtrigash. Jane mesuar këta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *