E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kosova

“Babalja” i audio përgjimit kërkon azil në Kosovë

Ministri i Brendshme i Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht per here te pare se Albert Veliu, personi qe publikoi audio pergjimin ku sipas tij ishte i përfshire vëllai i ministrit te Brendshëm, ka kërkuar azil politik ne Kosove.

 

Nga pika kufitare e Morinës, Ministri Bejtush Gashi sqaroi se janë duke u ndjekur te gjitha procedurat ne përputhje me konventat ndërkombëtare per shqyrtimin e rastit te tij.

 

Reklamë

Albert Veliu u kap në Kosovë pak ditë më parë nga policia dhe menjëherë u mor në pyetje. Ndaj tij u konfirmua se nuk kishte asnjë urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërsa Prokuroria në Tiranë beri të ditur se kishte kërkuar që ai të kthehej në Shqipëri.

 

Por Veliu, i konsideruar si dëshmitari X zgjodhi të kërkojë azil me pretendimin se i rrezikohej jeta. Në këtë mënyrë ai do të duhet të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë të gjatë deri në përfundim të procedurave.

 

Albert Veliu u mor në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me audio përgjimin që ai pretendon se ka kryer me vëllain e ministrit të brendshëm, Agron Xhafaj. Materiali origjinal tashmë i ka kaluar një laboratori të specializuar në Itali, për të vërtetuar nëse zëri që dëgjohet është apo jo i vëllait të ministrit Xhafaj.

Më shumë video

Reklamë