Vrasja e fëmijës 10 vjeç me origjinë shqiptare nga i ati polak ka shkaktuar tronditje në Itali.

 

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e fqinjit, i cili ka treguar skenën rrëqethëse.

 

Ai u shpreh se e ka dëgjuar Mattiasin duke bërtitur, në përpjekje për të shpëtuar nga duart e babait.

 

“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste ‘Matias, hajde këtu! Eja këtu!’. Iu afrova derës duke menduar ‘Nëse duhet ta lë të hyjë’. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur. Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112”, tregoi ai.

 

44-vjeçari polak i infektuar me Covid u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë ku djali i tij 10-vjeçar Matias, jetonte me nënën e tij shqiptare, në Vetralle. Kur shkoi në banesë, 44-vjeçari gjeti vetëm djalin të cilin e vrau me një thikë. Kur nëna e tij, Mariola Rapaj u kthye në shtëpi, e gjeti atë të pajetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *