Nëna e Mattias, djalit 10-vjeçar të vrarë me thikë në shtëpinë e tij në Cura di Vetralla , në provincën e Viterbos, është gjëndje të rëndë shoku .

 

Partneri i gruas shqiptare dhe babai i fëmijës, 44-vjeçari polak Mirko Tomkow  u arrestua si i dyshuar për vrasjen e djalit të tij.

 

“Mirko shkatërroi jetën time. Me vdekjen e Mattias tim humba gjithçka dhe jeta ime tani nuk vlen asgjë. Ai ishte atje në shtrat I mbuluar nga gjaku. E dija që donte të më vriste, isha i përgatitur për këtë, por kurre se kisha menduar se ai mund ta bente jete gje me djalin”, i tha gruaja – siç raportohet nga La Stampa dhe Corriere della Sera .

 

 

“Kur pashë djalin tim në krevat të mbuluar me gjak, mendova se po çmendesha. Për këtë arsye vazhdova të bërtas. Po bërtisja dhe nuk mund të ndaloja. E kam të vështirë të besoj që Mirko i bëri gjithë atë gjë. Më ka kërcënuar gjithmonë me vdekje. “Do të të djeg me benzinë”, më tha. Por nuk e kisha menduar kurrë se do të na vriste fëmijën”, shtoi gruaja, e cila sipas asaj që shkruante gjyqtari hetues, jetonte prej vitesh “në një gjendje të nënshtrimit psikologjik total”. 

 

 

“Unë do të të vras, ti je një p… “ Ky ishte nja nga kercenimet qe coi Karabinierët e stacionit të Vetrallës në muajin gusht ne kete familje , dhe efektivet ne fakt konstatuan keqtrajtimin në familje, cka perfundimisht solli ndarjen mes ciftit dhe më pas marrjen e kujdestarise se djalit 10 vjec nga nena shqiptare.

 

Sa I takon krimit horror, ka gjasa sipas hetuesve, që Matias mund të ketë hapur derën për babain e tij, që më pas u shnderrua në vrasës. Karabinierët nuk gjetën asnjë shenjë të hyrjes me forcë në derën e shtëpisë. Nuk përjashtohet, pra, që të ketë qenë vetë Matias që i ka hapur derën babait, i cili, megjithatë, sipas asaj që mësohet, mund t’i kishte ende në dispozicion çelësat e shtëpisë, pavarësisht se nga shtatori kishte një ndalim hyrje në banesa, vendim gjykatë për të qëndruar larg shtëpisë së gruas.

 

.Por kjo gjë nuk e ndaloi polakun 44 vjecar të largohej nga një spital Covid në kryeqytet ku ishte shtruar në spital darriti në qytetin në Viterberse.

Mattias ishte vetëm në shtëpi. Një rastësi tragjike: fëmija në fakt ishte ftuar për drekë nga daja e tij, por pasi la shkollën ai preferoi të shkonte në shtëpi, duke i thënë dajës së tij se tashmë kishte gjëra të gatshme për të ngrënë të përgatitura nga nëna e tij.

Mirëpo për fat të keq 10-vjecari do të gjendej I vdekur në shtrat, rreth orës 15.30 pasi nëna e tij u kthye në shtëpi nga puna./Tgcom

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *