E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Babai po masakron mamin”, telefonata që i shpëtoi jetën nënës së dy fëmijëve, policia italiane parandalon krimin

“Përshëndetje, babai po masakron mamin”, kjo ishte telefonata që shpëtoi nënën e dy fëmijëve nga dhuna brutale e partnerit të saj.

Ishte telefonata e vajzës së çiftit, 14 vjeç, e cila njoftoi autoritetet për dhunën që po dëshmonte në banesën e saj.

Reklamë

Babai i saj po dhunonte me grushta dhe shqelma të ëmën, teksa situata mund të kishte përfunduar më keq. Ngjarja u regjistrua në Frosinones, Itali, teksa autoritetet mundën të vinin në pranga autorin e dhunës.

Policia gjeti partneren 35-vjeçare të autorit me shenja të dukshme dhune në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë. Ndonëse e trembur, ajo tregoi dhunën e përjetuar, duke çuar në arrestimin e të shoqit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë