E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Babai plagos vajzën në Durrës, e godet me thikë në rrugë, lëndohet i riu që ndërhyri për të shmangur konfliktin

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku një burrë ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.

Sipas Policisë, autori është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim.

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10. Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku burime mjekësore bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dyshimeve paraprake, konflikti ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje. Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.

Kjo dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës, duke bërë që ai t’i shkonte vajzës në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë, një kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë