Subscribe

Ndërkohë që Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë dosjen dhe materialet Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që kjo e fundit të përgatisë kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, babai i këtij të fundit është shprehur se djali i tij është i pafajshëm.

Në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, Mustafa Lici tha se i biri, Ibrahimi, nuk është autori i vrasjes së Endri Mustafës. Sipas tij, familjarët kanë prova që tregojnë se Ibrahimi nuk ka qenë në Shkodër në ditën kur është kryer krimi.

Lexo edhe :

Related Posts

“U kemi dorëzuar kamerat këtyre kriminelëve për tu mbrojtur. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu në shumë kopje. Aty është djali në kamera, do i bëjmë publike. Në atë orar është Ibrahimi. Ekspertiza ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ibrahimin. Ka qenë në Tiranë që nga data 12 deri në datë 16. Kam dërguar një njeri dje dhe të përballet me aktakuzat. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Ibrahimit. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit. Të gjitha do të bëhen në dispozicion”, thotë Mustafa Lici.

Ndër të tjera Mustafa Lici shprehet se ish-zyrtarët e Policisë së Shkodrës kanë manipuluar provat për të fajësuar Ibrahim Licin për ekzekutimin e Endri Mustafës.

“Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjës të policisë të cilët uroj të jenë të implikuar nga ‘dollarët’ dhe jo nga politika, sepse është më e rrezikshme të jenë nga politika. Është bërë një aktakuzë duke e manipuluar njerëz që sot janë në SPAK, për Ibrahimin. Këtë aktakuzë e ka ndërtuar Ardit Hasanbegaj ish-shefi i Krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe Niko Brahimi, me dhunë dhe me mjete, kanë ndërtuar një aktakuzë, por se ka ditur që ne disponojmë kamera”, shton Mustafa Lici.

Nga ana tjetër organi i akuzës ka arritur që të gjejë prova që tregojnë se autori i dyshuar i vrasjes së Endri Mustafës, ndodhur në vitin 2021 është pikërisht Ibrahim Lici. Ky i fundit akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj ti gjykata ka caktuar në mungesë masën e arrestit me burg.

Për këtë krim, togat e zeza kanë dënuar me 10 vite burg 16-vjeçarin Ergys Malja. I mituri akuzohet për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Ishte ky i fundit i cili i tha hetuesve se autori i ekzekutimit ishte Ibrahim Lici./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *