Pastori, Akil Pano, ka rrëfyer në emisionin e “Quo Vadis” momentin e trishtë kur i ati ndërroi jetë. Ai tregoi se babai i tij do të nisej për në Greqi, por papritur u ndje keq dhe ra në krahët e tij.
“Isha ende pa bërë 18 vjeç, babai im do të largohej nga qyteti i Tiranës vinte një autobus që duhej të merrte emigrantët në qendër të Tiranës. Kishim marrë një vizë në atë kohë nga ambasada greke dhe unë e babai po prisnim autobusin, i cili do të merrte babin për ta çuar në Greqi. Në ato momente, në mëngjes, babai rrëzohet e bie në tokë, unë nuk kam mundësi që ta shpëtoj, ta marr në krahët e mi për ta mbrojtur dhe kuptoj që ajo që po ndodhte me të ishte diçka shumë e rëndë. Ulem pranë tij, ishim jashtë në rrugë përballë shkallëve të 15-katëshit, nis edhe e çuam në krahët e mi, mendoja që me krahët e mi të fortë mund të zgjidhja të gjitha hallet dhe problemet e jetës. Nuk reagonte, (nuk më tha asgjë), vetëm lot nga sytë e tij, me siguri ishte një goditje shumë e fortë në zemër”, tha ai.
Pastori rrëfeu si ky ishte një ndër momentet që e ka shënjuar në jetë dhe që e bëri të kuptonte se jeta mund të ndryshonte e gjitha në vetëm një minutë./vizionplus.tv/