Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera nga fshati Luzni i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshin. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes. Kjo e fundit ka rrëfyer pas kaq kohësh të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë pasi babai iu vra nga dy vëllezërit para syve.

 

Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë, e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore që të largojnë nga aty familjen e autorëve pasi është shumë pranë banesës së tyre.

 

“Babi po afrohej te makina dhe e thirrën. Filloi të shante. E kishin ndjekur babin për ta vrarë. Babi po hipte në makinë dhe e qëlluan direkt. Pa u menduar dy herë, ai e qëlloi babin. Edhe kur shkuan në shtëpi, sërish qëlluan me automatik. Atyre u bëhet qejfi se vranë babanë tim.”

 

Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i është dhunuar kufoma e bashkëshortit.

 

“I kërkojmë shtetit të largohen nga këtu, duhet të ishin larguar qysh ditën e parë.”

 

Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës të cilat sipas saj nuk e kaanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *