E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Babai i vrau ish-burrin/ Dhurata Saliaj në Gjykatë: Nuk e dija, nuk do ta lejoja kurrë

Dhurata Saliaj dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi ekzekutuan Kudrejt Saliajn, ish-bashkëshortin e saj.

 

Reklamë

Dhurata Saliaj, në dëshminë e saj në Gjykatën e Tiranës, deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen.

 

Reklamë

Ajo tha se nëse do të ishte në dijeni, nuk do ta kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.

 

“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do ta lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do ta lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, mësohet të ketë thënë Dhurata në sallën e gjyqit.

 

Mexhit Picari u prangos nga policia, dy orë pasi kishte qëlluar për vdekje në një lokal dhëndrin e tij, Kudret Saliaj.

 

Po ashtu në ngjarje u plagos edhe avokati Adriatik Cama, që mbronte në gjyqin e divorcit viktimën Kudret Saliaj.

 

Vajza e autorit ishte në proces divorci me Saliajn, gjë që mesa duket nuk është pritur mirë nga Mexhit Picari.

Më shumë video

Reklamë