E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Babai i Britney Spears spiunonte të bijën edhe në dhomën e gjumit

Babai i këngëtares së famshme, Britney Spears survejonte vajzën e tij edhe në dhomën e saj të gjumit, përmes një pajisjeje dëgjimi të fshehur në dhomën e yllit të pop-it.

 

Një ish-agjente e FBI-së, Sherine Ebadi pretendon se Jamie Spears, i ati i Britney, u angazhua në “shkelje të pandërgjegjshme” të privatësisë së të bijës në dhomën e saj të gjumit, dhe se u kishte kërkuar të tjerëve të bënin të njëjtën gjë.

 

Një ish-punëtor i firmës Black Box Security, përgjegjëse për mbrojtjen e Britney, ka konfirmuar se dyshimet e agjentes së FBI-së janë të vërteta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë