Subscribe

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për babanë e Arbër Çekajt, 72-vjeçarin Selim Çekajn, duke e lënë sërish atë në “Arrest me burg”.

 

Gjatë seancës, prokuroria kërkoi caktimin e masës “Arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës. Por gjykata refuzoi të ndryshojë masën, vendim ky që është cilësuar si skandal nga mbrojtja.

 

MAKSIM HAXHIA

AVOKAT

“Është shumë interesant që prokurori tha para gjykatës se nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i implikuar. Kjo është një masë ekstreme, pasi është mbi 70 vjeç dhe është i sëmurë. Janë argumente të avancuara për të ndryshuar masën e arrestit. Gjykata me papërgjegjshmëri, shkel ligjin me të dyja këmbët. Shkelje tjetër është se nuk ka ardhur në seancë as Selimi, pasi kur shqyrtohet masa, duhet të jetë i hetuari. Ai është me diabet 700, që i ka nxjerrë jashtë funksionit veshkat. Qesharake është edhe që po hetohet për grup të strukturuar kriminal, kur është vetëm një person.”

 

Avokati Haxhia ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë, hetimin e të gjitha shkeljeve që sipas tij janë bërë në këtë dosje.

 

Selim Çekaj nuk ishte në sallë pasi prej gati një muaji ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u arrestua pasi policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë në kontenierin me banane të kompanisë së djalit të tij. Më herët e njëjta kompani në pronësi të Arbër Çekajt të kishte sjellë sasinë më të madhe të drogës në Shqipëri 613 kg kokainë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *