Babai abuzoi me vajzën e mitur në Patos, avokati: Faji është tek policia, s’duhet të jap deklarata pa hetuar

Avokati Genti Sejrani tha se policia nuk duhet të dalë me deklarata përpara se hetimi të përfundojë.
Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, aktivisti nënvizoi se kjo ndikon në zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa shtoi se shumë abuzues nuk e pranojnë krimin.
Sa i përket rastit në Patos, Sejrani u shpreh se nëna doli foli për mediat sepse kërkonte ndihmë dhe askush nga institucionet nuk e kishin ndihmuar prej kohësh.
Pjesë nga biseda:
Sejrani: Nëna që foli për median ishte për atë thirrjen në fund “Aman më ndihmoni”. Thirrja e saj ishte e disa herë që kush ka mundësi të më ndihmojë me një strehim, me një pension. A shkuan institucionet tek kjo shtëpia?
Vataj: Po kanë shkuar.
Borakaj: Kur?
Vataj: Pasi ndodhi rasti.
Sejrani: Fillimisht faji është tek policia. Nuk duhet të dalë me deklarata para hetimit sepse e gropos hetimin. Një hetim efektiv do ishte që babanë t’a kthente në familje. Në këtë rast babai e pranoi, po në raste të tjera? Si do e provojmë?




