Gjithçka që dua për Krishtlindje është një makinë policie. Besojeni apo jo, por kjo ka qenë letra që Prince George i ka shkruar me dorën e tij Babagjyshit të Vitit të Ri! 4 vjeçari kishte mundësinë të kërkonte 5 dhurata, por duket se është treguar mjaft dashamirës duke i dhënë mundësinë fëmijëve të tjerë të marrin më shumë dhurata dhe ai vetëm një makinë lodër, atë që dëshironte më shumë.

 
Ka qenë babai i tij Prince William ai që i ka dorëzuar letrën babgjyshit gjatë turneut të tij mbretëror në Helsinki, Finlandë. Letra është shkruar nga vetë vogëlushi duke i kujtuar Santa Klausit që gjatë këtij viti George është sjëllë shumë mirë dhe nuk ka bërë asnjë gabim.

 
Deri tani dy vjeçaria Princesha Charlotte nuk ka kërkuar asgjë, por kur të shohë lodrën e vëllait të saj, ndoshta do t’i dërgojë dhe ajo letër babagjyshit. Burimi: HarpersBazaar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *