Subscribe

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj është pritur ne takim nga Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike e ka biseduar në Selinë e Shenjtë ne Vatikan me Baba Mondin për rreth 45 minuta. Papa Françesku ka vlerësuar rolin e bektashinjve në dialogun ndërfetar në Shqipëri në një kohë kur e gjithë bota është duke vuajtur pasojat e terrorizmit. Ati i Shenjte ka kujtuar edhe vizitën e tij në Shqipëri. Mësohet se Papa Françesku është shprehur se nga vizita e tij në Tiranë ka mbresa shumë të mira dhe më shumë befasi nga rinia e historia e martirëve shqiptarë. “Ata janë në rrugë të drejtë, drejt zotit dhe përparimit”, mësohet t’i ketë thënë kryegjyshit të bektashinjve në takim. Vizita historike e kryegjyshit të bektashinjve në Vatikan ka si qëllim të forcojë më tej dialogun ndërfetar në një kohë që bota po përballet me sulme terroriste në emër të fesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *