Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona në kuadër të operacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar ‘Tempulli’. Në pranga kanë rënë Gëzim dhe Romeo Xeba dhe Elios Lame. Ata u kapën pasi shisnin tollumbace me azot në një dyqan pranë një shkolle në Fier.
Policia sekuestroi një bombul me 50 litra azot dhe 50 tollumbase si dhe disa doza kanabisi.
Si pasojë e konsumimit të tullumbaceve një 15-vjeçar ka përfunduar në spital.
Operacioni “Tempulli’ u zhvillua edhe në Mat ku u arrestuan dy persona pasi shisnin drogë në afërsi të shkollave.





