Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 July 2025
Vizion fokus

Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga burgu i...

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër shtete kërkojnë...

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe...

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut...

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare...

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen me njëri-tjetrin

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po na vret...

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në...

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër,...

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e shtetit...

“Azilkërkuesit në Greqi në rrezik të madh”

2 Tetor 10:10

Vala e prurjeve të reja nga deti arriti kulmin në muajin shtator. Mbi 10,200 azilkërkues, shumica familje nga Afganistani dhe Siria, mbërritën në ishujt grekë. Kjo ka qenë shifra më e lartë që prej tre vitesh.

Agjensia e OKB-së për refugjatët thotë se kjo ka përkeqësuar kushtet në ishujt Lesvos, Samos dhe Kos, ku ndodhen rreth 30 mijë azilkërkues. Të dielën, një zjarr shpërtheu në qendrën Moira në ishullin Lesvos, duke marrë jetën e një gruaje dhe duke rritur tensionet.

Pas zjarrit, rezidentët e inatosur u përplasën fizikisht me policinë në këtë qendër ku ndodhen rreth 12600 azilkërkues – mbi 5-fishin e kapacitetit të saj. Zëdhënësja e UNHCR-së, Liz Throssell, thotë se kushte të ngjashme të mbipopullimit dhe në përkeqësim ekzistojnë edhe në ishujt e tjerë.

“Mbajtja e njerëzve në këta ishuj, me kushte të pamjaftueshme dhe në pasiguri, është çnjerëzore dhe i duhet dhënë fund. Qeveria greke thotë se e ka prioritet lehtësimin e presionit ndaj ishujve, si dhe mbrojtjen e fëmijëve të pashoqëruar. Ne e mirëpresim këtë gjë, por duhen hapa urgjente. U bëjmë thirrje autoriteteve greke të përshpejtojnë planet për të transferuar të paktën 5 mijë azilkërkues, të cilëve u është dhënë tashmë autorizimi për të vazhduar procedurat e tyre të azilit në kontinent”, thotë zëdhënësja e UNHCR-së, Liz Throssell.

Mes azilkërkuesve janë edhe mbi 4400 fëmijë të pashoqëruar. Zonja Throssell thotë se gjendja e tyre është veçanërisht shqetësuese. Ajo vë në dukje se në çdo katër prej tyre, vetëm një fëmijë ndodhet në strehëzë të përshtatshme për moshën. Zonja Throssell thotë se fëmijët jetojnë në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme dhe se rrezikohen të abuzohen.

“Rreth 500 fëmijë janë të strehuar së bashku me të rritur jo të afërm në një tendë të madhe në Moria. Në ishullin Samos, disa vajza të pashoqëruara flenë me radhë në një kontenier të vogël, ndërsa fëmijëve të tjerë u duhet të flenë në çatitë e kontenierëve”, thotë zonja Throssell.

UNHCR-ja po u bën thirrje shteteve evropiane t’i pranojnë këta fëmijë dhe t’u ofrojnë atyre sa më shpejt një akomodim të sigurtë dhe të njerëzishëm. Organizata gjithashtu thotë se BE-ja duhet të përshpejtojë transferimin e fëmijëve që mund t’iu bashkohen familjeve të tyre dhe të mos t’iu duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në kushtet josanitare dhe të rrezikshme të mjediseve të mbipopulluara./VOA

Posted Under:
Bota Sociale
Tagged:
azilkërkues Greqi UNHCR

Nga e njëjta kategori

Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga burgu i fshehur në çantën e një të burgosuri që po lirohej

më shumë...

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër shtete kërkojnë kundërmasa

më shumë...

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur

më shumë...

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:40

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria,...

9:23

Horoskopi ditor: Alarm financiar për këto shenja,...

9:16

Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga...

8:46

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër...

8:12

Temperatura të larta, parashikimi i motit sot

10:09

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të...

9:56

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë...

9:48

Irani është gati për të bashkëpunuar me...

9:36

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen...

8:59

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po...

8:42

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari...

8:06

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari...

8:02

Aktivitetet që duhet të bëni çdo ditë...

7:31

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin...

6:40

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari...

6:29

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e...

5:45

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më...

5:16

Përkeqësohet situata në Parkun Kombëtar të Lurës,...

5:06

A po ju sëmur kondicioneri? Si të...

4:52

Tarifat amerikane kundrejt produkteve evropiane! Meloni: Të...

Më të klikuarat

  • Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem ish-ambasdori...
  • Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër, çfar...
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështiR...
  • Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-v...
  • Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services