Ish deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj ka deklaruar se Sali berisha ka kryer korrupsion me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

Nga studio e Quo Vadis, Haklaj tha se SPAK do të godasë të tjerë zyrtarë të lartë, duke shtuar se ka mbështetjen e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

 

Kush e ka bërë privatizimin dhe e kanë kthyer nga pronë shtetërore në truall për ndërtim?

 

E kanë anashkaluar parlamentin. Prokurori, i ka bërë kërkesë gjykatës dhe gjykata e ka pranuar. Kur Berisha tha dhe vetë sot në vitin 2012 kërkoi që të heqim dorë vullnetarish nga imuniteti i parlamentarit. Berisha akuzoi Ramën që nuk ja dha konsensusin. Atëherë parlamenti ka kërkuar që vullnetarisht të heqim dorë nga imuniteti. Duke patur parasysh edhe moshën e Berishës, i është dhënë detyrim paraqitje. Nuk i ka hequr lirinë. I ka dhënë masën më të butë, duke patur parasysh moshën dhe faktin që është person në hetim. Prokuriria ka të drejtë të ngrejë akuzën. Prokuroria i ka dhënë masën më të lehtë dhe gjykata e ka pranuar.

 

Kur e shpallën non grata në SHBA, Berisha tha më nxirrni një provë dhe unë jap dorëheqjen nga politika. Tani që drejtësia po nxjerr prova, Berisha po fshihet pas procedurave.

 

 Do kemi “patate të tjera të nxehta. SPAK i ka shpallur luftë jakave të bardha dhe ka mbështetjen e SHBA, BE dhe Britanisë. Sali Berisha sigurisht që ka bërë korrupsion në çështjen “Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *