Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për...

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë në Gjirokastër,...

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat...

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus forcimi i...

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj: Synojmë të...

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda...

Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë me 30 për qind

12 Shtator 13:16

Azerbajxhani do të rrisë këtë vit eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind, teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse.

 

Ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Parviz Shahbazov, ka thënë se në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror”.

 

“Furnizimet totale me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub” – rritje për 31 për qind në krahasim me vitin 2021, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

 

Ai po ashtu ka treguar se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan në gazin natyror që importohet nga Rusia.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se do të ndalë eksportet e naftës dhe gazit për të gjitha shtetet që vendosin çmim tavan.

 

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht.

 

Në muajin korrik, BE-ja dhe Bakuja kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të dyfishuar sasinë e gazit të importuar nga Azerbajxhani në të paktën 20 miliardë metra kub deri më 2027.

 

Marrëveshja po ashtu parasheh zgjerimin e Korridorit jugor të gazit që përshkon Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë.

 

Pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë – për luftën e nisur në Ukrainë – Moska ka nisur të zvogëlojë furnizimet me gaz në Evropë, andaj Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane për të tejkaluar dimrin.

 

Putin ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është duke përdorur eksportet e energjisë si “armë”.

 

Presidenti Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Posted Under:
Bota
Tagged:
Azejbarxhan Europe Gaz

Nga e njëjta kategori

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

më shumë...

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

më shumë...

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit dhe u dërgoi fotot shokëve të klasës

më shumë...

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

5:08

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama:...

4:57

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus...

4:52

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj:...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:44

E trishtë, ndahet nga jeta aktori Sotir...

4:28

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte...

4:27

E konfirmon ADN-ja! Trupi i gjetur në...

4:04

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i...

3:51

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të...

3:40

E dini se deodorantët mund të jenë...

2:56

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e...

2:50

“Qeveria mbështet drejtësinë”, Gogu: Investimet të maten...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.