Subscribe

Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së këtij të fundit.

 

Gjatë homazheve ishte I pranishëm, kreu demokrat Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, pjestarë të familjes Hajdari, mes të cilëve dhe deputetja Rudina Hajdari si dhe personalitete të shumta politike.

 

Për një moment, gjatë homazheve, u la mënjanë politika, pasi lideri demokrat Lulzim Basha dhe vajza e Azem Hajdarit harruan retorikat politike dhe I dhanë dorën njëri-tjetrit.

 

Basha e cilësoi vrasjen e Azem Hajdarit si një vrasje shtetërore. Basha theksoi se plaga e 21 viteve më parë vijon të mbetet e hapur, ndërsa u zotua se do e çojë deri në fund idealin e Azemit për një Shqipëri demokratike.

 

Në homazhe ishte dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

 

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *