E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Azem Kuçana provokon me pikturat

Shenja e raporte grafike qe provokojnë sipërfaqe e forma janë disa themelet e pikturës se Azem Kuçanes ne ekspozitën me te fundit qe ai sjell ne kryeqytet per publikun. Autori ka vendosur ta titulloje “Ndjesi me ngjyra” ekspozitën qe siç e quan ai është ndërtuar herë nga raporte të kundërta e herë nga balancime kromatike. E ndërtuar, apo e përkufizuar nga linja, telajot e Azem Kuçanes shtegtojnë si refleksion i lidhjes së shpirtërores me realitetin rrethues; lulet, pemët, rrënjët, malet apo njerëzit. Kuratarja e kësaj ekspozite është Suzana Varvarica. Në këto 22 vite eksperiencë, ngjyra në veprat e tij ka qenë gjithmonë një element kryesor, përcaktues, ndaj edhe Kuçana ju fton ne galerinë e tij ne “Concord Center”  per te shijuar kete fundjave art.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video