Azdren Llullaku nuk di te ndalet ne Rumani. Mesfushori me tipare sulmuese është ne superforme tek skuadra e Gaz Metan, me te cilën ka shënuar edhe golin e 7 ne 9 ndeshje te luajtura ne ketë sezon në kampionat. Ne takimin si skuadër pritesë kundër Poli Timisoares, skuadra e Gaz Metan barazoi 1 me 1 dhe Llullaku qe luajti 90 minuta te plota shmangu humbjen e skuadrës së tij me golin e shënuar. Miqtë ishin të parët që shënuan në minutën e 30 me anë të Popovicit, por 28 vjecari nga Istoku i Kosovës ishte i sakte me goditjen e tij me kokë në minutën e 71, duke barazuar shifrat. Aktualisht Azdren Llulaku kryesoni tabelën e golashënuesve ne Rumani me 7 gola po aq sa ka edhe Fulop i skuadrës Botosani. Ky është një start mbresëlënës për këtë lojtar, i cili sezonin me të mirë me Gaz Metan në Rumani e pati në 2014-2015 ku shënoi 8 gola, kohë ne të cilën u grumbullua edhe me kombëtaren shqiptare nga trajneri De Biasi, por pa mundur të krijoje vazhdimësi pasi pati edhe disa dëmtime. Nuk dihet nëse ai do të rikthehet sërish në radarët e kombëtares kuqezi apo do te tentoje kalimin tek Kosova sikurse disa lojtarë të tjerë.





