Interes I madh për të ndjekur nga afër derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana.

Ndeshja historike mes dy prej klubeve më në zë të futbollit shqiptar do të luhet në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium” dhe kjo gjë ka bërë që të shtohet edhe më shumë interesi për të ndjekur nga afër këtë duel.

Ndonëse cmimet janë mesatarisht të larta për futbollin tonë, duhet theksuar se deri tani sic burimeve të klubit të kuq që është edhe organizator I duelit, janë shitur 7 mijë bileta.

Partizani madje në faqen e vet në facebook I ka bërë thirrje të gjithë tifozeve që të nxitojnë të blejne biletat dhe të mos e lëjnë këtë gjë për minute e fundit pasi interesimi është I madh.

Presidenti I Partizanit gaz Demi ka deklaruar në media se gjysma e fitimeve nga biletat e derbit do ti shkojnë emergjencës kombëtare nga tërmeti.

Partizani-Tirana, sfida që I takon javës së 15 të superiores do të luhet ditën e premte ora 19:00 në stadiumin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *