Kriza e emigranteve është diskutuar gjerësisht edhe ne takimet qe komisioneri Avramopulos, zhvilloi me drejtuesit me te larte te shtetit. Ne bisedën e pare me kryeministrin Rama, shefi i qeverise siguroi se Shqipëria do t’i qëndrojë besnike angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane. Ai theksoi se vendimet unilaterale, nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës. Rama u shpreh se Shqipëria është gati, sikundër ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati brenda mundësive dhe kapaciteteve, për të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të unionit. Nga ana e tij, Avramopoulos vlerësoi gatishmërinë e qeverisë për të dhënë kontributin në një zgjidhje të bashkërenduar. Më pas, komisioneri është pritur nga kreu i shtetit bujar nishani. Presidenti theksoi se beson tek zgjidhja burimore e këtij problemi, duke mos iu shmangur gjithashtu angazhimit për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje te përbashkët. Takimin e tretë, zyrtari i lartë europian e pati me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ku u diskutua situata e refugjateve ne vendin fqinj. Vizita e Avramopulos ne Tirane mbyllet me takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së si dhe me një drekë pune, organizuar nga kryetari i kuvendit Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *