Subscribe

Pas ngjarjes ne zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrare një person dhe dy te tjerë u plagosen, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se policia është ne lufte te vazhdueshme me krimin dhe grupet kriminale. I pyetur nga gazetaret gjate ministerialit te Be për Ballkanin perëndimor, Xhafaj tha se ne javët ne vazhdim do te ketë goditje te grupeve te strukturuara kriminale

 

“Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale. Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale”.

 

Ne prani te komisionierit për migrimin ne BE dhe ministrit te brendshëm te Austrisë, vendi qe mban kryesine e radhës ne Bashkimin Europian, ministri Xhafaj shprehu angazhimin e qeverise për luftën ndaj krimit te organizuar, drogës, por dhe masave për reduktimin e emigranteve te paligjshëm.

 

Ndërsa komisioneri Dimitris Avramopulos tha se po shihet mundësia për rikthimin e vizave nëse ka rritje te emigracionit i paligjshëm dhe kërkesave për azil.

 

“Ne luftën e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund t’ju them se ne po monitorojmë situatën dhe është monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm. Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50% të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi. Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cenim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se mekanizmit të pezullimit të vizave. Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”.

 

“Ne duhet te japin një kontribut te përbashkët. Vendet e Ballkanit perëndimor duhet te rrisin kontrollin për te parandaluar emigracionin e paligjshëm, për te garantuar kështu siguri për gjithë Europen. Nga janari deri ne maj përmes detit Mesdhe kane hyre shume emigrante ilegale ne Europe”.

 

Gjate ministerialit qe u mbajt ne Tirane, Shqipëria nënshkroi marrëveshjen me BE, ku ne pikat kufitare tokësore dhe detare, krahas policisë shqiptare do te ketë edhe forcat FRONTEKS te Bashkimit e Europina FRONTEKS për kontrollin e kufijve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *