E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Avokatja e Fjolla Morinës shpjegon mashtrimin me shtatzaninë

Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska sqaroi pse u përhap lajmi se këngëtarja është shtatzënë. Në një prononcim për mediat pas dhënies së masës së sigurisë nga Gjykata e Kukësit, avokatja tha se fillimisht dyshohej që Fjolla ishte shtatzënë. Por pas vizitave, u kuptua që nuk ishte e vërtetë. Sipas saj, masa arrest shtëpiak ju dha Fjolla Morinës duke marrë parasysh që ka një vajzë të mitur për t’u kujdesur.

 

Reklamë

 

“Arrest në shtëpi për Fjolla Morinën sepse ajo ka një vajzë 5 vjeçe që është komplet e vetme. Fjolla Morina nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital. Këto janë kontrolle rutinë. Në ditën e parë mjeku nuk jepte të dhëna të sakta nëse është në muajt e parë të shtatzanisë apo jo. Për ta konfirmuar këtë fakt, sot prokurorja kërkoi një rivizitë të saj dhe u konkludua nga dy mjeke gjinekologe që Fjolla nuk është shtatzënë. Por ajo ka një vajzë të mitur të vetme. Edhe masa e sigurisë arrest në shtëpi është shumë ekstreme, nuk është e thjeshtë.”

 

 

Avokatja deklaroi se armët nuk janë të rrezikshme. Fjolla Morina u arrestua sepse u kap me armë në çantë në Morinë, teksa do të futej në Shqipëri.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë