Subscribe

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar arrest shtëpie.

Lidhur me këtë çështje në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka folur avokati Arben Llangozi.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha që ka ardhur koha që Berisha të përballet me drejtësinë, teksa theksoi se ishte një kapriço politike mosrespektimi i masës së parë të sigurisë.

“Unë mendoj që zoti Brerisha nëse nuk do ekzekutonte vendimin e gjykatës, kjo ditë do vinte, mendoj që SPAK është i vonuar në këtë kërkesë dhe ja ku erdhi. Është i orientuar gabim, ai e di ligjin mirë. Mendoj që ka qenë më tepër një kapriço politike. Ka menduar se do të jetë më i fortë se drejtësia. Duhet të veprojmë mbi këto personazhe politike pasi dihet që ka peraonazhe poilitike të implikuar në korrupsion. Zoti Berisha duhet të përballet me drejtësinë”, tha avokati.

Ai theksoi se ky veprim mund të dëmtojë dhe opozitën, teksa u ndal edhe te shtyrja e seancës, e cila sipas tij u bë pasi sot mbahet edhe seanca për vulën e PD.

“Kapriço politike me pasoja. Me veprimin që bëri ai dëmtoi veten dhe opozitën, pasi tani nuk do të jetë më pjesë e betejës politikke që kishte nisur.

Koha është e mjaftuehsme, por nuk ka qenë kjo arsyeja e kërkesës së avokatëve. Sot mbahet edhe seanca për vulën e PD dhe mendojnë se vula do t’i përkasë zotit Berisha, ashtu si mendoj dhe unë që është ai që duhet të drejtojë PD dhe nga mbështetja politike”, tha Llangozi.

Avokati tregoi gjithashtu se shtëpia ku ai banon është vendi ku ai do të kryejë arrestin, teksa shtoi se kërkesa e SPAK për mbikëqyrje policore nuk është  e drejtë, pasi cenon edhe familjen e tij.

Adresa është banesa ku ai jeton. Aty do kalojë arrestin në shtëpi nëse caktohet kjo masë”, tha Llangozi. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *