Avokati Redon Meksi ka reaguar lidhur me audion e publikuar në media pak ditë më parë, në të cilën dyshohet se komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka dhënë urdhër që protestuesit të qëllohen me armë zjarri.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis, Meksi tha se nëse kjo audio ka dalë nga shërbimet sekrete që kanë përgjuar zyrtarët në Tiranë është një skandal i madh.

 

Por ai shton se akoma më skandal do jetë nëse shërbimet e huaja sekrete ja japin këto përgjime një gazetari të kronikës në Tiranë, duke denigruar veten e tyre.

 

“Unë me çfarë e kam dëgjuar edhe atë audion, se nuk është se dëgjohet mirë, aty lexohen titrat mirë por jo se dëgjohen. Nuk e di nga kush është bërë ky përgjim. Nëse është bërë nga aleatët siç thuhet nga gazetari do ishte skandal akoma më i madh. DMTH që aleatët tanë përgjojnë komandantin e Gardës dhe ministrin e Brendshëm? Nëse ndodh kjo, është skandal shumë i madh. Shërbimet sekrete të vendeve të huaja bëjnë këto përgjimet dhe ja japin një gazetari shqiptar dhe denigrojnë veten e tyre që kanë përgjuar komandantin e gardës dhe ministrin e Brendshëm. Përgjimi ka që në 2011 dhe nuk e japin në 2011 apo 2012 por ja japin sot një gazetari të kronikës së zezë”, tha Meksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *