Subscribe

Në një kohë që Prokuroria e Durrësit ka nisur zyrtarisht  hetimet kundrejt ish-prokurorit të përgjithshëm  Adriatik Llalla, avokati i tij Sokol Hazizaj, thotë se ai si mbrojtës ligjor nuk është informuar për nisjen e procedimit.

 

Sipas Hazizajt, mosnjoftimi i tij, e bën automatikisht të parregullt procesin.

 

 

Ndërkohë, ai i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Durrësit që ta vere ne dijeni nëse ka procedim penal ndaj Llallës dhe mbi çfarë provash është ngritur ai.

 

Ish-prokurori i përgjithshëm po hetohet për veprat penale “Deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimi i shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

 

Nga ana tjetër, ish-kreu i organit të akuzës u shpall person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas dyshimeve se ishte i përfshire ne afera korruptive.

 

Vetë ish-kryeprokurori hoqi dorë nga privilegji ligjor për t’u zgjedhur gjyqtar në Apelin e Tiranës, duke i shpëtuar vetingut, por nga ana tjetër komisioneri publik e ka apeluar ketë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *