E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Avokati i vrarë në Elbasan, mbrojtës i dosjes “Shullazi” e grupit “Çapja”/VIDEO

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me vrasjen e avokatit të njohur Ravik Gurra në qëndër të qytetit te Elbasanit.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, dhe ekzekutimi I 50 vjecarit është bërë me armë zjarri në një lokal, nga persona ende të paidentifikuar.

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Reklamë

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Avokati I Ravik Gurra, është emer I njohur I mbrojtjes në sistemin tonë të drejtësisë pasi ai ka qënë pjesë e mbrojtjes në disa cështje gjyqësore, sic është dosja e “Shullazit” por edhe e grupit “Çapja”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë