E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Avokati i Trump, Rudy Giuliani nën hetim

Avokati personal i Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani po hetohet nga prokurorët federal në Nju Jork për shkelje të mundshme të ligjit të lobimit.

 

Sipas gazetës New York Times, hetimi ka të bëjë me përpjekjet e zotit Giuliani për të minuar ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch.

 

Dy biznesmenë në Florida të lidhur me Giulianin u akuzuan të enjten për shkelje të ligjit federal për financimin e fushatave. Të dy kishin role kryesore në përpjekjet e Giuliani për të filluar një hetim për korrupsion në Ukrainë kundër pretendentit presidencial demokrat Joe Biden dhe djalit të tij Hunter.

 

Ankesë e një informatori për përfshirjen e presidentit Trump me Ukrainën ka çuar në një hetim të Kongresit për shkarkimin e mundshëm të presidentit.

 

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga zyra e avokatit për këtë hetim.

Vazhdo të lexosh