E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Avokati i Tahirit: Procesi i paragjykuar, kam 7 muaj dëgjoj që dënimin me 12 vite burg

Maks Haxhiu doli para mediave në përfundim të seancës për pretencën ndaj klientit të tij Saimir Tahiri tek Krimet e Rënda.

Haxhia tha se procesi gjyqësor ndaj ish ministrit Tahiri është i paragjykuar dhe i paramenduar.

Reklamë

“ Nuk e kuptoj sesi mund të rivlerësohen nga e para materialet hetimore për Tahirin, të cilat janë marrë në konsiderate dhe janë vlerësuar më herët nga drejtësia italiane.”

Ai shtoi se kishte 7 muaj që kishte dëgjuar se Prokuroria do të kërkonte 12 vite burg për Tahirin.

Reklamë

Megjithatë Haxhia tha se klienti i tij është tejet i përkushtuar për mbrojtjen e vet ne këtë proces.

Pyetjes se gazetareve se cfarë do të bënin nëse Tahiri do të dënohej, Maks Haxhia tha se vendimi do të apelohej me siguri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë